Përfaqësuesja e Maqedonisë të enjten në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Gjeorgjinë në kuadër të xhiros së katërt të grupit 2 në Ligën “C” të Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për përfaqësuesen e vendit, pasi gjeorgjianët shihen si rivalët kryesor për pozitën e parë në grup. Një fitore eventuale e Maqedonisë së Veriut do i hapte rrugë ekipit të Angellovskit drejt pozitës së parë, edhe pse realisht do ta kenë të vështirë për shkak mungesave të shumta në formacion.
Plotë 5 mungesa do të ketë Angellovski për këtë ndeshje, përfshirë këtu edhe yllin e skuadrës, Enis Bardhi. Mesfushori i Levantes do të mungojë për shkak kartonëve, ndërsa përveç tij Maqedoninë e Veriut përballë Gjeorgjisë nuk do të mund ta ndihmojnë edhe Egzon Bejtullai, Arijan Ademi, Ferhan Hasani dhe Kristijan Toshevski.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Gjeorgji do të zhvillohet të enjten (14 tetor) në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:45.