Mirlind Daku pa dyshim se është sulmuesi i momentit në futbollin kosovar. Bomberi i Ballkanit nga Suhareka përveç golave në elitën e futbollit kosovar, një gjë të tillë po bënë edhe me përfaqësuesen e shpresave të Kosovës, të cilën sonte e ndihmoi për të mundur Andorrën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Daku shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të “Dardanëve” të rinj, të cilët edhe përkundër mungesave të shumta që kishin në skuadër, në fund i’a dolën të marrin 3 pikëshin e rradhës në kuadër të grupit 3 eliminatorë.
Pas një harkimi nga e djathta, bomberi Daku nuk fali brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 62-të.
Kujtojmë që në Superligën e Kosovës, 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë i momentit, duke realizuar plot 10 herë në 5 ndeshje me Ballkanin, që aktualisht kryeson në elitën e futbollit kosovar.