Shpresat e Maqedonisë së Veriut i kanë shpëtuar mrrekullisht disfatës nga Izraeli në kuadër të xhiros së tetë të grupit 6, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Falë një goli të shënuar në çastet e fundit të takimit, Maqedonia e Veriut barazoi 1:1 me Izraelin, duke ruajtur kështu pozitën e dytë dhe ato shanse për të përsëritur suksesin e vitit 2017-të, që Maqedonia U21 sërish të luaj në një europian.
Ishte Jani Atanasov njeriu që i dha barazimin ekipit përfaqësues U21 të vendit tonë, teksa u tregua më i shpejtë se fërshëllima e arbitrit kryesor.
Jani Atanasov me i shpejte se fershellima e arbitrir kryesor
Jani Atanasov me i shpejte se fershellima e arbitrir kryesor, shenon dhe shpeton Maqedonine nga disfata perballe IzraelitEliminatoret UNDER21 per EURO 2021MAQEDONIA E VERIUT – IZRAELI 1:1(J. Atanasov 90+4')
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 13 октомври 2020 г.
Atanasov në minutën e katërt shtesë të takimit morri përgjegjësinë për të ekzekutuar goditjen e dënimit nga një distancë prej rreth 20 metrash, gjë të cilën e bëri me mjaft sukses, duke arritur që të shënojë në rrjetën e portierit Tzur. Menjëherë pas këtij goli, arbitri skocez Ualsh dha shenjë për fundin e takimit, duke bërë që “verdhekuqtë” fare në fund të kthejnë buzëqeshjen.
Ndryshe Izraeli kishte avansuar në minutën e 21-të Elias, i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Jankov, i cili nuk kishte vlerësuar mirë lartësinë e topit, duke i mundësuar futbollistit kundërshtarë që nga afërsia i papenguar nga askush të shënojë për 1:0.
Megjithatë Jankov për këtë gabimu nxorr në fillimin e pjesës së dytë kur thjeshtë luante rolin e heroit te skuadra e Bllagoja Milevskit.
Ai ndali dy super raste të izraelitëve, kur këta të fundit dilnin sy me sy me të, ndërsa në minutën e 56-të i njëjti ndali edhe penaltinë e ekzekutuar nga Almog.
Kështu ndeshja vazhdoi me epërsinë minimale të Izraelit deri në fund të takimit, atëherë kur në skenë në sekondat e fundit të kohës shtesë doli Atanasov dhe barazoi rezultatin në 1:1, transmeton “infOSport.mk”.
Ky barazim mban Maqedoninë e Veriut U21 në pozitën e dytë në grupin 6 eliminatorë me 14 pikë, 2 më shumë se Izraeli që mbetet në pozitën e tretë. Këto dy përfaqësuese do të takohen edhe njëherë mes vete, këtë herë në Izrael me 12 nëntor, ndërsa ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminatorë, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë kundër Malit të Zi me datë 17 nëntorë.
Foto: gol.mk