Strugani Pajtim Kasami prezantohet te Bazeli

Pajtim Kasami është një futbollistë i ri i Bazelit, njofton “infOSport.mk”.

Strugani i cili së fundmi ishte pjesë e Sionit, me shumë herë kampionët e Zvicrës ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2021/2022.

Nga skuadra e Bazelit shprehen të kënaqur që kanë nënshkruar me Pajtim Kasamin, një lojtar me përvojë ndërkombëtare dhe fizikisht i fortë që mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulm.

Kasami filloi karrierën e tij profesionale te Bellincona në vitin 2010, përpara se të kalonte në Serie A te skuadra e Palermos, nga e cila më pas bëri një transferim te skuadra e Fulhamit në Premierligën angleze.

28-vjeçari me origjinë nga Struga tashmë do të jetë bashkëlojtar me Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën,  i cili disa ditë më parë nënshkroi me Bazelin.

Leave a Reply