Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski për duelin ndaj Gjeorgjisë të mërkurën në arenën “Todor Proeski” në kuadër të Ligës së Kombeve, ka ftuar futbollist shtesë nga kampionati vendor, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për dyshen e Shkëndijës, Lupço Doriev dhe Enur Totre, Darko Micevskin e Vardarit si dhe Tome Kitanovskin e Makedonija Gjorçe Petrovit.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi Angellovski për ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e vlefshme për grupin 2 të Ligës “C” ka ftuar edhe Agron Rufatin nga përfaqësuesja U21.
Rufati nuk ka të drejtë loje kundër Izraelit me Maqedoninë U21 për shkak të kartonave të verdhë, ndërsa kjo është hera e parë që futbollisti shqiptarë i skuadrës ruse të Akron Toljati ka marrë ftesë edhe te përfaqësuesja “A” e Maqedonisë.