
Los Anxheles Lejkers mëngjesin e sotëm falë fitores së katërt ndaj Majamit, arriti që të kurorëzohet me titullin e kampionit në NBA. Ishte ky titulli i 17-të në historinë e “lejkersave” dhe i pari pas një plotë dekade, të cilin basketbollisti i tyre, Kuin Kuk do ta mbajë mend gjatë kohë.
Ky i fundit u harrua nga skuadra e tij në arenë, derisa pjesa tjetër vazhdoi me autobusin e skuadrës pas gjithë asaj feste të madhe që pasoi edhe në dhomat e xhveshjes.
Dhe meqë në Orlando është ‘fluska’ ku askush nuk lejohet të futet, e vetmja mënyrë që lojtari t’i lajmëronte shokët e skuadrës ishte duke komentuar në një “Live-story” të JR Smith.
Kuk luajti 44 ndeshje këtë edicion me lejkersat, ndërsa kishte minutat e tij edhe në ndeshjet e “Play-Off’ kundër Portland Blejzers dhe Majami Hit.
Kuk mbrëmë me LA Lejkers fitoi titullin e dytë të kampionit në karrierën e tij, pasi një gjë të tillë herën e parë kishte bërë me Golden Stejt në sezonin 2017/18.