Haxhi Robin Krasniqi të shtunën në mbrëmje regjistroi një nga fitoret më të mëdha në karrierën e tij. Boksieri nga Juniku mposhti gjermanin Dominik Boesel, duke i’a rrëmbyer të dy titujt kampion Bote, WBA dhe IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.
Haxhi Krasniqi ishte superior në luftën e zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë, duke nokautuar gjermain në raundin e tretë.
Pas kësaj fitore të madhe nuk munguan urimet e shumta, ndërsa ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, bëri një koment epik: “Ia ke fik dritat si me qenë punëtor i KEK (Koorporara Energjitike e Kosovës)”.