Edon Zhegrova është vënë në qendër të kritikave pas disfatës së fundit të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazetasheshi.com.
Futbollisti i Bazelit është kritikuar nga ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, i cili një kohë bukur të mirë mbronte edhe ngjyrat e skuadrës së Renovës në futbollin tonë vendor.
I ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, Statovci ka kritikuar paraqitjen e Zhegrovës në duelin e fundit ndaj Sllovenisë.
“Nuk e di nëse trajneri ka qenë në lojë, por unë nuk pash asgjë nga Zhegrova për ta mbajtur në lojë 85 minuta”, – deklaroi fillimisht Statovci.
Dy veprime të bukura në pjesën e parë?
“Po dy veprime mund t’i bëjë edhe unë tani po të futem në lojë, por ai nuk tregoi asgjë. Loja e tij është lojë individuale dhe nuk i kontribon aspak ekipit. Ai i humbi 10 topa dhe nuk vrapoi fare për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e tij në mbrojtje”, theksoi Statovci ndër të tjerash.
Deklaratën e plotë të Statovcit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: