Seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, për ndeshjen e së mërkurës (14 tetor) kundër Gjeorgjisë në Shkup, ka vendosur të thërras edhe 4 futbollistë shtesë, të cilët do të ndihmonin skuadrën në rast nevoje, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistët e ftuar që të gjithë vijnë nga kampionati vendor, përfshirë këtu edhe dy futbollistët e Shkëndijës, Enur Totre dhe Lupçe Doriev. Përveç tyre Angellovski gjithashtu ka ftuar edhe Tome Kitanovskin e Makedonija GJ.P dhe Darko Micevskin e Vardarit.
Totre dhe Doriev do të ndihmonin skuadrën në repartin e mesfushës, njëjtë sikurse edhe Micevski, i cili gjithashtu mund të luaj në më shumë pozicione, ndërsa Kitanovski pritet të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë e vlefshme për xhiron e katërt në grupin 2 të Ligës “C” të Kombeve do të zhvillohet me 14 tetor në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45. Aktualisht pas 3 xhirove të para të dyja këto përfaqësuese kanë nga 5 pikë dhe ndajnë pozitën e parë, ashtu që skuadra fituese do bënte një hap drejt pozitës së parë dhe kualifikimit për në fazën “play-off”. Kujtojmë këto dy përfaqësuese me 12 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë, do të takohen në finalen e madhe të Ligës “D” të Kombeve për edicionin e kaluar, e ku ekipi fitues do të siguronte biletën për në Euro 2021.