Raste të reja me koronavirus te skuadra nga Superliga e Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës. Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha dhe zv trajneri Elvis Plori, kishin rezultuar pozitivë që disa ditë më parë, ndërsa tashmë siç njofton “Panorama Sport”, edhe 4 të tjerë kanë rezultuar me “Covid 19”, duke e çuar numrin në 8-të.
Bëhet fjalë për futbollistët si, Herald Marku, Florind Bardulla, Mehdi Çoba dhe maqedonasi, Aleksandar Isaevski.
Drejtuesit e klubit kanë lajmëruar menjëherë autoritetet shëndetësore, ndërsa futbollistët tashmë kanë nisur karantinën prej 14 ditësh.
Kujtojmë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës janë edhe dy futbollistët shqiptarë, shkupjani Mevlan Adili dhe kërçovari, Demir Imeri.