Mbrëmë Robin Haxhi Krasniqi gëzoi shumë shqiptarë ane mbanë Botës, ndërsa me video postimin që shihni më poshtë, ai me siguri se ka bërë edhe shumë e më shumë krenar çdo shqiptarë, shkruan ‘infOSport.mk’.
Robin Haxhi Krasniqi, kampioni i Botës në IBO dhe WBA, para heroit tonë kombëtarë, Adem JASHARI…👏👏👏
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 11 октомври 2020 г.
Kampioni i ri i Botës i peshave gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe WBA, pas fitores së madhe ndaj gjermanit Dominik Boesel, të cilin e nokautoi në raundin e tretë, pas përfundimit të meçit ka festuar edhe gjatë kohë këtë fitore të madhe me miq dhe shokë të ngushtë, ndërsa gjithë këtë festë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, me këngë patriotike shqiptare.
Në repertoarin e Krasniqit bashkë me shokë dëgjoheshin këngët më të bukura shqipe, si ‘Xhamadani Vija Vija’, ‘Besa Besë’, ‘Shqipërinë e dua se jam shqipëtarë, Kosovën e dua se jam kosovar’.
Në vitin 1999 si 12 vjeçar ishte dëbuar nga Kosova prej forcave pushtuese serbe. Kurse sot në mëngjes u zgjua si kampion bote🥊 #HaxhiKrasniqi 🇽🇰🇦🇱
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 11 октомври 2020 г.
Vërtetë një video e mrrekullueshme kjo që na bënë krenar gjithë neve shqiptarëve, pasi sportistët tanë pavarësisht me cilin flamur garojnë, asnjëherë nuk harrojnë rrënjët e tyre.