Përfaqësuesja e Kosovës ka harruar disfatën nga Maqedonia e Veriut dhe tashmë gjithë vëmendjen e ka kushtuar për takimin e sotëm kundër Sllovenisë, i vlefshëm për raundin e tretë të grupit 3 në Ligën “C” të Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Kujtojmë Kosova në dy ndeshjet e para të grupit nuk ka marrë asnjë fitore, ndërsa pikërisht sot kundër ekipit përfaqësues slloven, “dardanët” do të kërkojnë 3 pikëshin e parë, që do i mbante gjallë shpresat për atë pozitë të parë.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Çallandes po has në probleme të mëdha, shkaku i mungesave të rëndësishme në skuadër, me ç’rast do të jetë i detyruar që në fushë sonte në stadiumin “FadilVokrri” të zbres me formacionin e njëjtë, me të cilin iu kundërvu Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Më poshtë keni edhe formacionet e mundshme të të dyja përfaqësueseve, që sonte me fillim në ora 20:45 në Prishtinë do të përballen njëra me tjetrën.
Formacionet e mundshme, Kosovë-Slloveni: |
Kosova: Muriç, Vojvida-Dreseviç-Aliti-Kololli, Shala-Berisha-Hadërgjonaj, Celina-Zeneli-Nuhiu |
Sllovenia: Oblak, Stojanovic Blaziç Mevija, Balkovec, Kouter, Kurtic, Zajc, Vuckiç, Bohar, Sporar. |