Estonia pa asnjë fitore në vitin 2020 mirëpret sot Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut pas fitores së madhe ndaj Kosovës në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, tashmë ju rikthehet garave të edicionit të sivjetshëm, me ç’rast sot në kuadër të javës së tretë të grupit 2 në Ligën “C” të Kombeve, në Talin do të përballet me Estoninë, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit llogariten si favoritë absolut, kjo edhe për shkak formës së keqe nëpër të cilën po kalon ekipi përfaqësues i Estonisë.

Estonezët nuk kanë asnjë fitore në vitin 2020, teksa për herë të fundit kishin mundur Gjibraltarin (1:0) në një ndeshje miqësore  me 26 mars të vitit të kaluar.

Që nga atëherë Estonia ka zhvillular plotë 11 ndeshje, duke regjistruar 10 disfata dhe vetëm një barazim pa gola ndaj Bjellorusisë me 10 tetor të vitit të kaluar.

Sa u përket takimeve mes tyre, Maqedonia e Veriut dhe Estonia deri më tani janë takuar në 3 përballje, dy prej të cilave kanë qenë zyrtare dhe njëra miqësore, transmeton “infOSport.mk”.

Pikërisht ndeshja e parë e zhvilluar në vitin 2004 ishte me karakter miqësorë, dhe në të kishte triumfuar Maqedonia e Veriut me shifrat 4:2. Ndërkohë sa u përket dy ndeshjeve zyrtare, Maqedonia fillimisht në vitin 2006 si mysafir kishte triumfuar me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë në ndeshja e fundit mes tyre e zhvilluar në Shkup me 12 shtator të vitit 2007 ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të sotëm, Estoni-Maqedoni e Veriut që starton në ora 18:00.

Leave a Reply