Angellovski pa Bardhin dhe Pandevin e nis takimin kundër Estonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut me fillim në ora 18:00 në Talin kundër Estonisë do të zhvillojë takimin e xhiros së tretë në kuadër të grupit 2 të Ligës “C” të Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i Igor Angellovskit shihet si favoritë në këtë përballje, mirëpo një gjë të tillë “verdhekuqtë” do të duhet ta dëshmojnë në fushën e gjelbërt, aty ku seleksionuesi i ekipit përfaqësues të vendit tonë ka vendosur që nga minuta e parë të mos inkuadrojë dyshen Goran Pandev-Enis Bardhi.

Një vendim i papritur i Angellovskit, i cili në këtë mënyrë dëshiron të pushojë këtë dyshe, që kishin barën kryesore në takimin gjysmëfinalë të së enjtes së kaluar kundër Kosovës në Shkup. Përveç kësaj, që të dy i nevojiten Maqedonisë për ndeshjen e 14 tetorit në Shkup kundër Gjeorgjisë, me të cilën kombëtare me shumë gjasa ekipi përfaqësues i  vendit do të diskutojë për pozitën e parë në grup.

Kështu në sulm i vetmuar do të veprojë Ivan Triçkovski, zëvendësuesi i Pandev në ndeshjen me Kosovën në Shkup, ndërsa pas tij do të jetë treshja Hasani, Kostadinov dhe Trajkovski, emra këto që nuk kishin qenë titullarë në ndeshjen e fundit.

Para mbrojtjes do të manevrojnë Nikolov dhe Spirovski, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Ristovski, Zajkov, Ristevski dhe Alioski, i cili përveç detyrave difenzive do të ketë edhe detyra ofenzive, për të ndihmuar ekipin në sulm.

Ndryshim ka edhe në portë, ku vendin e Dimitrievskit e ka zënë Shishkovski, që kishte lënë përshtyje shumë të mirë në ndeshjet e shtatorit.

🇪🇪 🆚 🇲🇰#НапредМакедонија

Публикувахте от Фудбалска Репрезентација на Македонија в Неделя, 11 октомври 2020 г.

Leave a Reply