Triçkovski: Shpresoj të jemi në nivel edhe nesër kundër Estonisë

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Estonisë në Talin, përveç seleksionuesit Igor Angellovski, në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur edhe Ivan Triçkovski, i cili në ndeshjen me Kosovën në lojë u inkuadrua nga bankina, duke zëvendësuar kapitenin, Goran Pandev, shkruan “infOSport.mk”.

Triçkovski fton shokët e skuadrës që ta marrin shumë seriozisht edhe këtë ndeshje, ndërsa sipas tij nëse të gjithë luajnë në nivelin e duhur, atëherë fitorja nuk do të mungojë.

“Jemi të fokusuar te skuadra jonë edhe pse e konsiderojmë shumë serioz formacionin e Estonisë. E rëndësishme është që të jemi në nivel të lartë edhe pse vijmë pas një ndeshje shumë të rëndësishme si me Kosovën, në të cilën e arritëm atë që e dëshironim. Nesër është një ndeshje e re dhe po përgatitemi që ta fitojmë. Shpresoj që të gjithë do ta marrim seriozisht dhe do të luajmë në nivelin tonë të lartë”, – deklaroi Ivan Triçkovski.

Sulmuesi i AEK Larnaka nesër me fanellën e Maqedonisë së Veriut shpreson ta zhvillojë ndeshjen e tij të 57-të.

Leave a Reply