Janë mbyllur ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Dytë – Perëndim, javë kjo që dhuroi edhe derbin shqiptarë midis Vëllazërimit dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.
Fitorja u takoi mysafirëve nga Gostivari, të cilët në këtë mënyrë vazhdojnë të mbajnë kreun e tabelës së klasifikimit. Gostivari shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Armend Dauti në minutën e 65-të, ndërsa vlen të theksohet se vendasit e Vëllazërimit në këtë ndeshje nga minuta e 29-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të sjulmuesit Murat Adili.
Vardar Forina pas 3 disfatave në 4 ndeshjet e fundit më në fund arriti fitore, edhe atë bindëse 5:0 ndaj Labunishtës. Sulmuesi shkupjan Emir Aliu shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar 3 gola, ndërsa nga një gol realizuan edhe Shpend Asani dhe Muhamed Bekiri.
Një tjetër përballje shqiptare ishte ajo midis Dritës dhe Korabit, që u mbyll me barazimin 1:1. Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja midis Skopjes dhe Veleshtës, ndërkohë Kadino në Shkup me rezultatin 2:0 mundi Ohrid Lihnidos.
LDFMV – Java 7 |
|||||||||||||||
|