Maqedonia në epërsi ndaj Kosovës pas minutave të para (VIDEO)

Maqedonia e ka mbyllur me epërsinë 2:1 pjesën e parë të takimit të vlefshëm gjysmëfinalë në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”.

Një autogol i Benjamin Kolollit i dha epërsinë skuadrës së Igor Angellovskit. Stefan Ristovski pranoi një top në pozitën e tij të dëshiruar në krahun e djathtë, ndërsa edhe pse nuk e goditi topin ashtu siç dëshironte, falë Benjamin Kolollit në fund topi përfundoi në rrjetën e Arijanet Muriç.


GOLAT MUND TI NDIQNI KËTU.


Pas këtij goli Kosova vendosi të transferohet në gjysëfushën e vendasve, ndërsa në minutën e 29-të “dardanët” përfituan nga një gabim trashanik i portierit Stole Dimitrievski, duke barazuar shifrat me anë të Florent Hadërgjonaj,

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi në minutën e 33-të Darko Velkovski duke shfrytëzuar harkimin perfekt të Bardhit brenda zonës së Muriç, arriti që të mposhtë edhe për herë të dytë portierin e përfaqësueses së Kosovës, e cila nëse dëshiron të prej finalen e madhe do të duhet të luaj shumë më mirë në pjesën e dytë.

Leave a Reply