Egzon Bejtullai ka braktisur fushën vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i Shkëndijës, i cili gjatë pjesës së parë në minutën e 14-të u ndëshkua me të verdhë dhe ishte njëri ndër më të dalluarit te përfaqësuesja e Maqedonisë, pas një dueli me një nga futbollistët kundërshtarë afër vijës anësore, pësoi një lëndim më të rëndë, me ç’rast ishte i detyruar që të lëshojë fushën edhe përkundër intervenimit të personelit mjekësor.
Vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë Bejtullai për shkak të një lëndimi është i detyruar të lëshojë fushën…
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 8 октомври 2020 г.
Vendin e tij e zuri Kire Ristevski, i cili po luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Pas 60 minutave lojë, Maqedonia e Veriut falë golave të shënuar nga Velkovski dhe autogolit të Kolollit, po avanson ndaj Kosovës me rezultatin 2:1.
Golin e vetëm për “dardanët” në ndeshjen që në këto momente po zhvillohet në Shkup, e realizoi Florent Hadërgjonaj.