Maqedonia e Veriut mundi Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligés së Kombeve me shifrat 2:1, duke u kualifikuar kështu për në finalen e madhe, ku do të përballet me Gjeorgjinë, njofton “infOSport.mk”.
Mirëpo pavarësisht rezultatit, në fund nuk mungoi respekti mes futbollistëve të të dyja përfaqësueseve, në veçanti atyre shqiptarë.
Një gjë të tillë më së miri dëshmon edhe fotoja më lartë, ku shihet se si Enis Bardhi me një përqafim vëllazëror ngushëllon kapitenin e Kosovës, Valon Berisha.