Angellovski mbrojtjen ia besoi dyshes shqiptare!

Në këto momente në arenën “Todor Proeski” po zhvillohet takimi i vlefshëm gjysmëfinal i Ligës së Kombeve midis përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga ndeshjet e tetorit kur në bankonë vendoste Egzon Bejtullain, këtë herë trajneri Igor Angellovski që nga minuta e parë ka inkuadruar në lojë kapitenin e Shkëndijës, së bashku me ish futbollistin e skuadrës tetovare, Visar Musliu, i cili aktualisht ëshët pjesë e skuadrës hungareze të MOL Fehervar.

Ndryshe përveç kësaj dyshe, në rradhët e Maqedonisë së Veriut ka vend edhe për mesfushorët Arijan Ademi, Enis Bardhi si dhe majtistin, Ezgjan Alioski.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, në portë është Dimitrievski, në mbrojtje bashkë me dyshen Bejtullai – Musliu po vepron edhe Velkovski. Në mesfushë përveç Ademi dhe Alioskit janë edhe Nikolov dhe Ristovski në të djathtë. Enis Bardhi sonte luan menjëherë pas dyshes sulmuese Ilija Nestorovski-Goran Pandev.

Rezultati aktual pas 18 minutave lojë është 1:0 në favor të Maqedonisë së Veriut, që avasnoi falë autogolit të  Benjamin Kolollit në minutën e 16-të.

Maqedonia avanson ndaj Kosovës falë autogolit të Fidan Alitit….

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 8 октомври 2020 г.

Leave a Reply