Maqedoni e Veriut-Kosovë, njihuni me moshën mesatare të të dyja ekipeve

Maqedonia e Veriut nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” do të përballet me Kosovën, në një nga ndeshjet më të rëndësishme për  të dyja përfaqësueset, duke pasur parasysh se kanë rastin që përmes rrugës më të shkurtë të sigurojnë një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Takimi në fjalë do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku skuadra fituese do të siguronte ndeshjen finale, aty ku do të priste fituesin nga përballja, Gjeorgji-Bjellorusi.

Ndërkohë sa i përket moshës mesatare të këtyre dy skuadrave, ajo e Kosovës rezulton të jetë më e re në moshë.

24.06 vjeç është mestarja e moshës tek futbollistët kosovar, ku më i vjetri është Atdhe Nuhiu (31-vjeç). Në anën tjetër Maqedonia ka një mesatare prej 26,56 , me Goran Pandev, i cili është futbollisti më i moshuar me 37-vjet.

Më të rinjtë tek Kosova janë, Edon  Zhegrova, Lirim Kastrai dhe portieri Arijanet Muriç, që tre nga 21-vjet, ndërkohë te Maqedonia futbollistë më të ri rezultojnë dy 23-vjeçarët, Nikola Gjorgiev dhe Vlatko Stojanovski.

Leave a Reply