Lacio me Muriqin dhe Strakoshën do luaj në Ligën e Kampionëve

Lacio ka publikuar listën e futbollistëve, tek të cilët trajneri Simone Inzaghi do të mbështetet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021, transmeton “infOSport.mk”.

Në mesin e 23 futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe dy shqiptarët Thomas Strakosha dhe blerja e kësaj vere, Vedat Muriqi. Ky i fundit pritet të vazhdojë me paraqitjet e mira edhe me fanellën e Lacios, skuadër kjo që e bleu kartonin e tij për 18 mln euro nga rradhët e Fenerbahçes.

Kujtojmë, Lacio ndodhet në Grupin “F”, së bashku edhe me Borusia Dortmund, Klub Bryzh dhe Zenit.

Leave a Reply