Edhe pse merkato në “Serie A” u mbyll vetëm dje, kampionët në fuqi të Italisë, Juventus, kanë filluar të mendojnë për përforcimet e janarit.
Siç raporton “Tuttomercatoëeb”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” në merkaton e janarit do të hidhen në sulm për transferimin e Arkadiush Milk të Napolit.
Polaku ka mbetur jashtë skuadrës, pasiqë refuzoi transferimin e tij te Fiorentina.
Milik janarin e vitit 2021 pritet të largohet nga Napoli, me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Në rast se transferimi nuk realizohet në janar, atëherë mund të firmosin para kontratë për ta transferuar verën e ardhshme me kosto zero. Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë, Juventusi do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit polak, Arkadiush Milik.