Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon me investime në infrastrukturë dhe së fundmi është fusha në stadiumin e Çairit.
Sot është firmosur aneks-kontratë ndërmjet FFM-së dhe Komunës së Çairit për rregullimin e terrenit dhe vendosjes së sistemit të ri për ujitje dhe kullim në fushën e stadiumit të FC Shkupit.
Të njejtën e ka bërë të ditur edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Realizimi i këtij projektit pritet të fillojë së shpejti për të rrumbullakësuar në tërësi idenë e shndërrimit të stadiumit të Çairit në nivel me standarte bashkëkohore dhe ndërkombëtare.
Kujtojmë që projekti tjetër nga FFM për ndërtimin e tribunës së re në Çair është në përfundim e sipër dhe pritet së shpejti të lëshohet në përdorim.