Memfis Depay ishte shumë pranë transferimit te Barcelona këtë verë, mirëpo në fund operacioni nuk u realizua. “Katalunasit” nuk arritën të lirohen nga Dembele dhe kjo pamundësoi transferimin e Depay.
Megjithatë holandezi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje që ai të transferohet në “Kamp Nou” verën e ardhshme. Kontrata e tij me Lionin skadon pikërisht verën e vitit 2021, kur edhe do të jetë një futbollistë i lirë.
Në rast se Barcelona arrin ta shesë Dembelen në janar, atëherë Depay do ta vesh fanellën e “Blaugranëve” që në janar.