Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën në mëngjes do të udhëtojë drejt Shkupit, aty ku me datë 8 tetor do të përballet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar.
Kjo ndeshje për shkak pandemisë “Covid 19” do të luhet pa praninë e publikut, mirëpo që mos të ndjejnë një gjë të tillë futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, tifo grupi “Dardanët” do të organizuar do të përcjellin luanat e tyre për misionin e madh që kanë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Anëtarë të ‘Dardanëve’ kanë njoftuar se do të grumbullohen në Han të Elezit pikërisht në momentet kur ekipi përfaqësues i Kosovës do të kalojë nëpër qytetin e fundit të Kosovës, para se ti drejtohet kufirit Bllacë.
Tubimin e tyre “Dardanët” e kanë paralajmëruar për në ora 09:30 të mëngjesit.
Kujtojmë ndeshja midis Maqedonisë dhe Kosovës në program është të enjten me fillim në ora 20:45.