Numri një i Struga Trim Lum i pakënaqur me referimin në ndeshjen kundër Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum sot ishte mysafire e Makedonija GJ.P në Shkup. Në këtë transfertë ekipi strugan vinte pas një serie prej 3 ndeshjeve pa humbje, mirëpo që sot kjo seri u ndërpre, pasi në fund ekipi strugan pësoi disfatë 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo edhe përkundër kësaj disfate, numri një i Struga Trim Lum, Arbtrim Qira, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në “facebook” ka përgëzuar futbollistët e tij, kjo pasi ndeshja e sotme kishte qenë e ndikuar drejtëpërdrejtë nga individë të caktuar, të cilët thjeshtë janë të pa denjë për punën që iu është dhënë.

Sipas Arbtrim Qirës, arbitri kryesor u kishte falur një penalti vendasve të Makedonija GJ.P, ndaj së cilës skuadër deri në ato momente Struga Trim Lum po zhvillonte një ndeshje shumë të mirë.

Për Struga Trim Lum ishte kjo disfata e 3-të sezonale, mirëpo edhe përkundër kësaj të fundit, Arbtrim Qira beson tek futbollistët e skuadrës së tij, duke kërkuar nga ata që të mbajnë kokën lartë për ndeshjet që i presin.

Kujtojmë për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë, pason një pauzë në kampionatin vendor, aty ku Struga Trim Lum pas 8 xhirove të para renditet në pozitën e 7-të me 11 pikë të tubuara, po aq sa kanë edhe Sileksi dhe Rabotniçki në pozitat 5 dhe 6.

Postimi i plotë i Arbtrim Qirës:

“Ju lumtë djema për ndeshjen e zhvilluar👏🏻

Një ndeshje e ndikuar drejtpërdrejt nga vendime që ndodhin shpesh në ndeshje të caktuara nga individ të caktuar dhe të pa denjë pë punën që bëjnë!

Një penallti  e falur në një moment kur djemtë tanë po zhvillonjin një ndeshje mjaftë të mirë!

Kokën lartë dhe shumë punë për ndeshjet e radhës💪🏻”

#forcaStruga

#weareone

#weareStruga

Leave a Reply