Janë mbyllur 45 minutat e para në 5 ndeshjet e javës së 8-të, që në program janë ditën e sotme, njofton “infOSport.mk”.
Gola u shënuan vetëm në ndeshjen në Tetovë, Shkëndija – Sileksi (1:1), dhe në Strumicë, aty ku Bellasica avansoi kundër Renovës në minutën e 28-të me golin e Aleksandar Milushev.
Renova pëson gol nga Bellasica në Strumicë
Renova pëson gol nga Bellasica në StrumicëBELLASICA – RENOVA 1:0(A. Milushev 28')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Nuk ka gola në 3 ndeshjet që aktualisht po zhvillohen në kryeqendrën tonë, edhe atë në Çair, në ndeshjen FC Shkupi-Boreci, në Maxhari, aty ku mejdanin po ndajnë Rabotniçki dhe Akademia Pandevi, si dhe në Gjorçe Petrov, aty ku po luajnë Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lum.
Besart Ibraimi kalon në epërsi Shkëndijën
Besart Ibraimi kalon në epërsi Shkëndijën SHKËNDIJA – SILEKSI 1:0(B. Ibraimi 25')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Sa i përket takimit në Tetovë, ishte Besart Ibraimi, ai i cili në minutën e 25-të kaloi në epërsi Shkëndijën me një goditje nga brendia e zonës, derisa Sileksi barazoi shifrat 1 minutë para fundit të pjesës së parë, edhe atë falë një pakujdesie në mbrojtje, të cilën në maksimume shfrytëzoi serbi Stefan Gjuriç, duke shënuar në rrjetën e Kostadin Zahov.
Sileksi barazon ndaj Shkëndijës në Tetovë
Sileksi barazon ndaj Shkëndijës në TetovëSHKËNDIJA – SILEKSI 1:1(S. Gjuriç 44')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.