Shkëndija dhe Sileksi në këto momente në Tetovë po zhvillojnë takimin e javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Rezultati 10 minuta para fundit të takimit është i barabartë 1:1, ndërsa nga minuta e 59-të skuadra mysfaire po luan me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Kristijan Kostovskit.
Kristijan Kostovski çmendet pas kartonit të kuq, fillon të thyej ulëset në shkallët e stadiumit në Tetovë
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Ky i fundit ndali në mënyrë të palejuar mbrojtësin e krahut të majtë, Antonio Paviç, ndërsa arbitri kryesor me plotë të drejtë e përjashtoi nga loja. Megjithatë kjo nuk i pëlqeu aspak futbollistit të Sileksit, i cili pasi u ngjit lartë në tribunë filloi të thyej ulëset në shkallët e stadiumit.
Vërtetë në gjest i ulët ky nga ana e Kostovskit, i cili me siguri se do të pauzojë më shumë se një ndeshje, pas këtij starti të rëndë ndaj futbollistit të Shkëndijës.