FC Shkupi skuadra e vetme shqiptare që fiton, Shkëndija dhe Renova barazojnë, humbet Struga TL

FC Shkupi ka shënuar fitoren e vetme nga skuadrat shqiptare në kuadër të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi shënoi fitore 3:0 përballë Borecit, me të 3 golat e shënuar gjatë pjesës së dytë. Dembo Darboe shënoi dy golat e parë, ndërsa fitoren e “pëllumbave” nga Çairi e vulosi Ilirid Ademi në minutën e 84-të.

Shkëndija edhe pse avansoi me golin e Besart Ibraimit në minutën e 25-të, në fund nuk shkoi më shumë se një barazim me Sileksin në Tetovë.

Renova falë golit të shënuar nga Alen Jasharoski në minutën e 94-të, nga transferta në Strumicë kundër Bellasicës u rikthye me një pikë, Rabotniçki dhe Akademia Pandev në Maxhari barazuan pa gola, ndërsa Makedonija GJ.P si vendas me rezultatin 2:0 mundi Struga Trim Lum.

Për “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi sërish në listën e golashënuesve u regjistrua Sefer Emini, për të cilin ishte kjo ndeshja e fundit me fanellën e Makedonija GJ.P. Mesfushori 20-vjeçar nga Gllumova e Sarajit, karrierën e tij do ta vazhdojë në ligën e dytë ruse, te skuadra e Akron Toljati.

LPFMV – Java 8

Shkëndija 1:1 Sileksi
FC Shkupi 3:0 Boreci
Bellasica 1:1 Renova
Makedonija GJ.P 2:0 Struga Trim Lum
Rabotniçki 0:0 Ak.Pandev

 

Leave a Reply