Edinson Kavani më në fund ka gjetur skuadrën e tij të re. Uruguaiani pas plotë 7 viteve vendosi të largohet nga Paris Sen Zhermen, me të cilën skuadër gjatë karrierësn së tij ka fituar plotë 19 trofe.
33-vjeçari Kavani ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtedin, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Kavani te “Djajtë e Kuq” do të përfitojë 9 milion sterlina në sezon, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në Premierligën angleze.
Man United are closing on Edinson Cavani deal! Agreement reached on personal terms until 2022.
Last details to be sorted about agents fee [huge amount – €10m asked] then the deal will be done.#MUFC see Cavani as “great opportunity”.
Here we go expected soon. NO Luka Jovic 🔴 https://t.co/JCI08Gw1em
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2020
Kavani para se të transferohej te PSZH luante në Itali me Palermon dhe Napolin, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te Danubio.
Kavani konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në Botë, ku gjatë karrierës së tij profesioniste në 556 ndeshje ka shënuar 341 gola, 138 prej të cilëve i ka shënuar me Paris Sen Zhermenin.
Ndryshe me kombëtaren e Uruguait, Kavani numëron 116 ndeshje dhe 50 gola.