Pas emërtimit të stafit të ri të trajnerëve me në krye Umit Karan, skuadra e FC Shkupit në një atmosferë mjaft të mirë dhe pozitive ka marrë dhe urdhrat e fundit para ndeshjes së sotme kundër Borecit në Çair, njofton “infOSport.mk”.
Boreci me paraqitjet e deritanishme ka dëshmuar se nuk është një kockë e lehtë, ndërsa pikët e marra në transfertat në Tetovë kundër Shkëndijës (1:1) dhe në Kratovë kundër Sileksit (0:1), janë një paralajmërim për FC Shkupin, se kjo skuadër nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj skuadrës së Gorazd Mihajllov.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e të shtunës dhe do të japim maksimumin në të gjitha aspektet. Kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por sigurisht se në terren do jetë ndryshe, pasi aty do jemi në nivel më të lartë, duke kërkuar maksimumin e pikëve”, – ka thënë golashënuesi më i mirë i kampionatit, Dembo Darboa, i cili i prinë listës së golashënuesve me 7 gola.
Ndeshja FC Shkupi – Boreci sot në stadiumin e Çairit starton në ora 15:00.