UEFA në prag të shortit për Europa Ligën, ka ndarë edhe disa çmime individuale, ku ka përzgjedhur edhe futbollistin më të mirë të këtij kompeticioni.
Edhe pse ishte Sevilja, ajo që triumfoi në finalen e madhe, lojtari më i mirë nuk vjen nga rradhët e kësaj skuadre, por i njëjti vjen nga ekipi finalist, ai i Interit.
Dhe kur janë në pyetje “zikaltërit”, çmimin e më të mirit nga kjo skuadër për edicionin e kaluar në Liga Europa e morri, Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg ka qenë fantastik edicionin e kaluar, ku në 6 ndeshje realizoi 7 gola. Interi arriti deri në finalen e madhe të Liga Europa, por pa munudr ta fitojnë trofeun, që i takoi skuadrës specialiste të kompeticionit në fjalë, Seviljës.
Ndërkohë dje UEFA shpalli më të mirët edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve. Manuel Nojer u zgjodh portieri më i mirë, shoku i tij i skuadrës, Xhoshua Kimih u shpall si mbrojtësi më i mirë i sezonit të fundit në Ligën e Kampionëve, belgut të Mançester Sitit, Kevin De Brujne i takoi çmimi për mesfushorin më të mirë, derisa me plotë të drejtë Robert Levandovski i Bajernit të Munihut u shpall si sulmuesi më i mirë i kompeticionit më të rëndësishëm europian.
Në konkurrencën e femrave Sara Buhaddi nga rradhët e Lionit u shpall portierja më e mirë, pasi fitoi për herë të pestë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.
Kapitenja e Lionit, Vendie Renard u përzgjodh mbrojtësja më e mirë, Dzsenifer Marozsan, poashtu nga rradhët e Lionit morri çmimin si mesfushorja më e mirë, ndërkohë danezja e Çelzit, Pernille Harder, u shpall si sulmuesja më e mirë.