E shtuna do të sjellë plotë 5 takime në kuadër të javës së 8-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Në mungesë të një derbi të spikatur, një e tillë mund të konsiderohet ajo në Tetovë midis Shkëndijës dhe Sileksit, dy skuadrat që përfaqësuan vendin tonë në garat europiane këtë edicion.
Shkëndija e Ernest Gjokës shihet si favorite në letër kjo edhe për faktin se në 7 xhirot e deritanishme ka tubuar më shumë pikë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Sileksi ndodhet në krizë të thellë, duke pasur parasysh se tashmë 3 ndeshje me rradhë kjo skuadër po pëson disfata.
FC Shkupi në Çair do të mirëpret Borecin, një ndër surprizat më të këndshme të këtij edicioni në LPFMV, ndërkohë dy skuadrat tjera shqiptare, Struga Trim Lum dhe Renova këtë javë do të jenë mysafir të Makedonija GJ.P., gjegjësisht Bellasicës në Strumicë.
Ndeshja e fundit e ditës së nesërme, është ajo midis Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të startojnë në ora 15:00.