Një ndër futbollistët më të mirë te përfaqësuesja e Kosovës edicionin e kaluar në Ligën e Kombeve, por edhe në ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2021-të, Fidan Aliti, karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin elitarë të Zvicrës, njofton “infOSport.mk”.
Aliti ka vendosur të braktis rradhët e skuadrës suedeze të Kalmar, për të kaluar te skuadra zvicerane e Cyrihut.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi suedez përmes faqes zyrtare, ku njoftojnë se Aliti te Cyrihu do të luaj në formë huazimi deri në verën e vitit të ardhshëm, me mundësi blerje.
Lëvizja ka ndodhur me dëshirën e vetë ish-mbrojtësit të Skënderbeut, që dëshironte të ishte më afër familjes dhe për këtë arsye vendosi të kalojë në Zvicër, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij.
Aliti kishte filluar me grupmoshat e reja të Bazelit, që më pas të luaj edhe me BSC Old Boys dhe Lucernën, ndërkohë gjithashtu kishte luajtur edhe në Moldavi me Sherif Tiraspol dhe në Kroaci me Slaven Belupo, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të kishte kaluar në rradhët e Skënderbeut, transmeton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i Kosovës kaloi te Kalmari në shkurtin e vitit 2019, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Skënderbeun në Superiore dhe Europë, duke mos zhgënjyer as në kampionatin suedez, ku gjithashtu tregoi paraqitje të shkëlqyera.
Kujtojmë Fidan Aliti me përfaqësuesen e Kosovës numëron plotë 23 paraqitje.