Njihuni me 32 skuadrat e kualifikuara në grupet e Ligës së Kampionëve

Të mërkurën në mbrëmje janë mësuar edhe zyrtarisht 32 skuadrat pjesëmarrëse për në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/2021.

Midtjylland, Krasnodar dhe Salzburg, janë tre skuadrat e fundit që kanë rezervuar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Danezët e Midtjylland dhe rusët e Krasnodar për herë të parë do të luajnë në fazën e grupeve, ndërsa Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, mbrëmë siguroi një vend për në ligën më prestigjioze europiane, pas plotë 25 viteve.

Nesër me fillim në ora 12:00 do të tërhiqet shorti për grupet e sezonit të ri.

Më poshtë mund të shihni skuadrat e renditura sipas vazove:

Vazo 1:
Bayern (GER,)
Sevilla (ESP, fitues i Liga Europa)
Real Madrid (ESP)
Liverpool (ENG)
Juventus (ITA)
Paris (FRA)
Zenit (RUS)
Porto (POR)

 

Vazo 2:
Barcelona (ESP)
Atlético de Madrid (ESP)
Manchester City (ENG)
Manchester United (ENG)
Shakhtar Donetsk (UKR)
Dortmund (GER)
Chelsea (ENG)
Ajax (NED)

 

Vazo 3 dhe 4
Dynamo Kyiv (UKR)
RB Leipzig (GER)
Internazionale Milano (ITA)
Olympiacos (GRE)
Lazio (ITA)
Atalanta (ITA)
Lokomotiv Moskva (RUS)
Marseille (FRA)
Club Brugge (BEL)
Borussia Mönchengladbach (GER)
İstanbul Başakşehir (TUR)
Rennes (FRA)
Ferencváros (HUN)
FC Midtjylland (DEN)
FC Krasnodar (RUS)
Salzburg (AUT)

 

Leave a Reply