Umit Karan gjatë ditës së djeshme u prezantua si kryetrajner i FC Shkupit, duke zëvendësuar në këtë post Muharem Bajramin, i cili u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.
Umit Karan skuadrën e FC Shkupit do ta drejtojë deri në fund të sezonit, ndërsa i njëjti ka përzgjedhur edhe stafin me të cilin do të punojë në vazhdim të sezonit.
Në mesin e 3 ndihmësve të tij, bënë pjesë edhe një ish futbollistë i FC Shkupit, Armend Nexhipi, një emër i njohur ky, që rrjedh nga një familje sportive.
Armendi është djali i legjendës së Prishtinës, Mensur Nexhipi dhe vëllai më i vogël i Nderim Nexhipit, drejtorit sportiv të Kukësit, i cili gjithashtu vite më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Çairi.
Përveç Armend Nexhipit, i cili do të luaj edhe rolin e skautit, pjesë e stafit teknik të Umit Karan te FC Shkupi, do të jenë edhe Ahmet Ozen dhe trajneri kondicional, Volkan Sayilgin.
Umit Karan bashkë me stafin e tij testin e parë do ta kenë kundër Borecit, ndeshje kjo që do të zhvillohet të dielën në Çair me fillim në ora 15:00.