Nga një Superkupë te një tjetër. Në harkun e 6 ditëve Bajerni i Munihut do të zbresë në fushë për të fituar një tjetër trofe që do të ishte i 5-ti sezonal.
Skuadra e Hansi Flik sot në mbrëmje do të sfidojë rivalin e madh, Borusia Dortmundin në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ndeshje kjo që do të luhet në “Allianc Arena” me fillim në ora 20:30.
Superkupa e vitit të kaluar, të cilën e diskutuan po këto dy skuadra, u takoi milionerëve, që kishin fituar ndeshjen me rezultatin 2:0. Tashmë kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë në fundjavë ndaj Hofenhajmit, kur në kuadër të javës së dytë të Bundesligës u mundën me shifrat 4:1. Disfatë pësoi gjithashtu edhe Dortmundi, që u mund 2:0 nga Augsburgu.
Trajneri Flik për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Leroj Sane, ndërsa në anën tjetër te Dortmundi do të mungojnë Sanço, Hazard, Zagadu dhe Shmelcer.