Paralajmërimet u bënë realitet, Umit Karan sërish në krye të FC Shkupit

Shkarkimi i Muharem Bajramit nga posti i trajnerit te FC Shkupi bëri një jehonë të të madhe në futbollin vendor. Edhe pse me strategun e ri dhe mjaft ambicioz, FC Shkupi e nisi mjaft mirë sezonin e ri, duke u renditur në pozitën e dytë, menjëherë pas Shkëndijës, mirëpo befasisht drejtuesit e FC Shkupit vendosën që të shkarkojnë Bajramin, ndërsa sërish në skuadër të rikthejnë turkun, Umit Karan.

Do të jetë kjo eksperienca e dytë e ish reprezentuesit turk në krye të “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët i udhëhoqi nga tetori i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019. Ai FC Shkupit e kishte udhëhequr në 31 ndeshje kampionale, duke arritur 13 fitore, 8 barazime dhe 10 disfata.

Kujtojmë herën e parë, Umit Karan drejtimin e FC Shkupit e kishte marrë nga java e 9-të e sezonit 2018/2019, ndërsa këtë herë do ta marrë nga java e 8-të, në të cilën FC Shkupi do të mirëpret Borecin në Çair.

 

Leave a Reply