Pasi u rikthye në elitën e basketbollit kosovar, KB Vëllaznimi nga Gjakova ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri garues, 2020/2021.
Pas disa transferimeve të basketbollistëve, KB Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri, i cili vjen nga Maqedonia e Veriut.
Fjala është për ndihmës seleksionuesin e përfaqësues së basketbollit të përfaqësueses së vendit tonë, Ljupço Malinkov, i cili nga tash e tutje do jetë edhe kryetrajner te skuadra “kuq e zi”.
Klubi gjakovar gjithashtu ka paralajmëruar edhe përforcime tjera gjatë ditëve në vazhdim. Kujtojmë që Superliga fillon më 28 tetor, teksa Vëllaznimi ndeshjen e parë e zhvillon në udhëtim te Rahoveci.
Booom 🚨: Ndihmës trajneri i Maqedonisë Ljupco Malinkov emërohet Kryetrajner i ekipit tonë për edicionin e ri !!!…
Публикувахте от KB Vëllaznimi в Вторник, 29 септември 2020 г.