Hoze Murinjo ka qenë në qendër të vëmendjes në takimin e sontëm midis Totenhamit të tij dhe Çelzit, e vlefshme për ndeshjet e “EFL Cup”, njofton “infOSport.mk” .
Ndeshja nisi më mirë për Çelzin që avansoi me golin e Timo Verner në minutën e 19-të. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Frank Lampard vazhdoi të jetë i zhurmshëm nga vendi i tij pranë bankinës së Çelzit, ndërsa kjo gjë kishte bezdisur ish trajnerin e tij, Hoze Murinjo, i cili u përfshi në një debat me ish-lojtarin e tij.
Old friends Lampard and Mourinho are exchanging a few words on the touchline here at the Tottenham Hotspur Stadium.
Watch live now on Sky Sports Football 📺
Follow online here: https://t.co/dx2azGi4yc pic.twitter.com/R3zc8gLMtE— Sky Sports Football (@SkyFootball) September 29, 2020
Mirëpo ky nuk ishte momenti i vetëm me të cilin Murinjo morri vëmendjen e kamerave të pranishme në stadium, pasi portugezi gjatë pjesës së dytë u përfshi edhe në një incident tjetër edhe më të çuditshëm.
⚽️ Tottenham vs Chelsea | Jose Mourinho chasing and mad at Eric Dier because he went for a toilet break #TOTCHE pic.twitter.com/gEAEwVO1z5
— D9INE (@D9INE_ELITE_7) September 29, 2020
Mbrojtësi i tij, Erik Daer në mes të lojës në mënyrë të çuditshme vrapoi drejt tunelit, ndërsa i frikësuar që skuadra e tij mund të pësonte gol në një nga aksionet e Çelzit, edhe vetë Murinjo u drejtua drejt dhomave të xhveshjes që ta thërras lojtarin e tij që të kthehet në lojë.
Në ato momente të gjithë ishin në panikë, se çfarë po ndodhte, mirëpo shumë shpejtë u kuptua se Daer thjesht kishte nevojë për në tualet.