Vazhdon telenovela Bakajoko. Milani vazhdon të ushtrojë presion mbi Çelzin për të arritur deri te kartoni i mesfushorit, që kërkohet me ngulm nga trajneri Pioli. Bisedimet mes palëve vazhdojnë tashmë një kohë më të gjatë, por pa gjetur gjuhën e përbashkët.
Drejtuesit e klubit italian nuk pranojnë të ndryshojnë ofertën, teksa Maldini po synon të ulë disi pretendimet e skuadrës nga “Stemford Brixh”, të cilët për shërbimet e futbollistit të tyre kërkojë jo më pak se 30 milionë euro.