Messi flet pas mosmarrëveshjeve: Le të mendojmë pozitivisht, të bashkuar për një Barcelonë më të fuqishme

Lionel Messi i ka dërguar një mesazh shprese Barcelonës dhe tifozëve të klubit “katalan”. Ylli argjentinas një një intervistë për “Sport.es”, e ka bërë të qartë se

do të jap maksimumin për Barcelonën e tij gjithmonë, duke bërë thirrje njëkohësisht për bashkim.

“Pas kaq shumë mosmarrëveshjesh, unë do të doja t’i jepja fund. Të gjithë tifozët e Barcelonës duhet të bashkohen dhe të mendojmë se më e mira është ende dhe ka për të ardhur. Shtimi i pasionit dhe entuziazmit do të jetë mënyra e vetme për të arritur objektivat, gjithmonë të bashkuar dhe duke shkuar në të njëjtin drejtim”, – ka thënë fillimisht Lionel Messi.

Sipas tij, nëse ai ka bërë gabime, ato kanë qenë që Barcelona të jetë më e fortë.

“Unë supozoj se gabimet e mia, nëse ato do të ekzistonin, ato do të ishin vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë.” – vijoi Messi, i cili njëkohësisht thërret për unitet te Barcelona.

“Unë doja t’u dërgoja një mesazh të gjithë shoqërisë dhe të gjithë katalanasit që na ndjekin. Nëse në ndonjë kohë dikush prej tyre mund të shqetësohet nga diçka që thashë ose bëra, mos keni asnjë dyshim se e bëra gjithmonë duke menduar për të mirën e klubit”, – ka përfunduar Lionel Messi, i cili sezonin e ri në La Liga e nisi me gol në përballjen kundër Viljareal, në të cilën ndeshje Barcelona me trajnerin e ri, Ronald Kuman, shënoi fitore të thellë 4:0.

Leave a Reply