Pas largimit të Tiago Alkantaras drejt Liverpullit, edhe një mesfushor tjetër i Bajernit të Munihut pritet të zbarkojë në Premierligën angleze.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Michael Cuisance i cili pritet ti bashkohet futbollistit shqiptarë, Ezgjan Alioski te Lids Junajtedi.
Drejtuesit e skuadrës së Lids, që këtë edicion u promovua në mesin e më të mirëve në futbollin anglez, për shërbimet e Cuisance janë të gatshëm të harxhojnë plotë 18 mln euro.
Të njëjtin, ekipi “bavarez” e kishte transferuar nga rradhët e Borusia Menhengladbahut për shifrën e 9 mln eurove.
Cuisance thuhet të jetë i pakënaqur me hapësirat e pakta që i jepen te Bajerni i Munihut, ashtu që dëshiron të provojë veten në futbollin anglez te skuadra e Lids Junajted, aty ku për trajner do të ketë një ndër emrat më të njohur të trajnerëve në gjithë Botën, Marselo Bielsa.