Përforcimi i paralajmëruar që kohë më parë, si duket do të bëhet realitet. Sergine Dest do të jetë transferimi më i ri i Barcelonës.
Anësori amerikan te Barcelona vjen nga rradhët e Ajaksit.
19 vjeçari ka mbërritur në Barcelonë, për të kompletuar transferimin te skuadra që drejtohet nga Ronald Kuman.
Është pikërisht trajneri i ri i “katalunasve” që ka kërkuar transferimin e Dest në “Kamp Nou”.
19 vjeçari Dest ka qenë pjesë e Ajaksit që nga viti 2019, duke regjistruar 23 paraqitje, ndërsa i njëjti gjithashtu numëron 3 paraqitje edhe me kombëtaren e SHBA-ve. Dest shihet si zvënedësim për portugezin Semedo në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Sergiño Dest ya está en Barcelona . Pronto será oficial el fichaje . El Barcelona ya tiene lateral derecho de futuro !! pic.twitter.com/41HvC9B2Jb
— Alfredo Martínez (@Alfremartinezz) September 29, 2020