Ndeshja miqësore e basketbollit, ndërmjet BC Dinamo Odessa dhe BC Ternopil në Ukrainë, në fund doli të jetë një lojë armiqësore.
Në fakt, dy skuadrat janë përfshirë në një përleshje masive fizike, ndërsa e gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat.
Njëri nga basketbollistët e Odessas mori një goditje në kokë nga një basketbollist kundërshtar, ndërsa atij i doli në mbrojtje një basketbollist amerikan dhe këtu nisi e gjitha.
Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.