Totenhami që eliminoi Shkëndijën, sonte eliminoi edhe Çelzin e Lampardit në “EFL Cup” (VIDEO)

Totenhami, që ditë më parë eliminoi Shkëndijën në kuadër të Liga Europa, sonte arriti që të eliminojë Çelzin e Frank Lampard në kuadër të “EFL Cup”, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Kjo bëri që skuadrat të ju drejtohen penaltive, aty ku më të suksesshëm dolën futbollistët e Totenhamit, të cilët ishin të pagabueshëm dhe në fund shënuan fitore 5:4.

Ndryshe të parët që kaluan në epërsi në kohën e rregullt ishin futbollistët e Çelzit, që avansuan falë golit të Timo Verner në minutën e 19-të, derisa barazimin skuadrës së Totenhamit i’a solli Erik Lamela me golin e shënuar në minutën e 83-të. Kujtojmë argjentinasi kishte shënuar edhe në ndeshjen kundër Shkëndijës në Shkup.

Në ruletin e penaltive futbollistët e Totenhamit realizuan në të gjitha 5 seritë, ndërsa tek Çelzi i vetmi që nuk shënoi, ishte Mason Mount, që dështoi në goditjen vendimtare.

Leave a Reply