Suad Sahiti vazhdon karrierën në Bosnje e Hercegovinë

Ish-futbollisti i Rabotniçkit dhe Skënderbeut, Suad Sahiti ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke nënshkruar me skuadrën boshnjake të Zrinjskit, njofton “infOSport.mk”.

Zrinjski u paraqit mjaft mirë këtë edicion në garat e Liga Europa, aty ku u eliminuan në raundin e tretë nga skuadra qipriote e APOEL, edhe atë vetëm pas penaltive.

Suad Sahiti ishtë një futbollistë i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me ekipin polak të Visla Plok. Sahiti u zhvillua si lojtar me fanellën e Hajvalisë, për të luajtur më pas edhe me Rabotniçkin, Skënderbeun, Larisën dhe së fundmi Visla Plok.

Leave a Reply