Xhenoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, te klubi i Serisë A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 12 persona të tjerë të prekur, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve. Këtu përfshihen futbollistët dhe stafin teknik.
8 prej tyre dyshohen se janë futbollistë, por emrat e tyre mbahen në fshehtësi.
Kujtojmë dhe Xhenoa në kuadër të javës së dytë në “Serie A” pësoi një disfatë të rëndë 6:0 përballë Napolit të Elseid Hysajt dhe Elif Elmas, me këtë të fundit që u regjistrua në listën e golashënuesve. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.