Tre futbollistë të Vllaznisë së Shkodrës kanë munguar në stërvitjen e sotme, ndërsa kjo ka shtuar dyshimet për një infektim të mundshëm me “Covid-19”. Temperatura e lartë dhe kolla, janë disa nga shenjat e shfaqura tek treshja e futbollistëve, teksa klubi ka reaguar menjëherë duke i vendosur në karantinë.
Futbollistët, emrar e të cilëve nuk janë zbuluar, janë “ngujuar” në familjet e tyre, teksa pritet që futbollistët të testohen për përgjigje më të sakta.
Futbollistët nuk kanë qenë në stërvitje, për të ndalur infektimin e shokëve të skuadrës nëse përgjigjet do jenë pozitive. Kujtojmë pjesë e Vllaznisë nga Shkodra janë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Mevlan Adili dhe Demir Imeri.